Ahmet Asani
QENDRA E PARË KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR parashihet të jetë një objekt Kulturor i cili do të ndërtohet nga themeli. Kjo Qendër Kulturore si e para që do jetë, parashihet ti plotesojë nevojat kulturore të komunitetit shqiptarë jo vetëm të kantonit ku do ndërtohet por edhe të kantoneve për rreth. Deri në ndertimin e Qendrave tjera nëpër Kantonet e ndryshëm të Zvicres, kjo Qendër Kulturore do të shërbente edhe për nevojat e Komunitetit Shqiptarë në nivel të Zvicrës. Kriterium për percaktimin Kantonit se ku do të ndërtohet Qendra e parë Kulturore Shqiptare , do të jetë niveli i angazhimit dhe kontributi i komunitetit shqiptar ne Kantonin përkates. Kantoni që do të tregojë interesim, gadishmëri, e rezultate në mobilizim rreth vizionit dhe misionit të Qendrave Kulturore Shqiptare ne Zvicer, do te perfitojë nga „Fondi i QKSHZ“. Rrjedhimisht gjitha kriteriumet qe do të vlejnë per ngritjen e Qendrës se parë Kulturore Shqiptare ne Zvicër, do te vlejnë edhe për Qendrën e dytë, të tretën, të katërtën e kështu me radhë!
Përshkrimi i Qendrës se Parë Kulturore Shqiptare në Zvicer1. Numri maksimal i vizitoreve që frekuentojnë në Qender parashihet të jetë rreth 50.000 veta/vit!2. Numri maksimal i vendeve me tavolina rreth 500 veta, kurse pa tavolina – vetem me karriga rreth 1000 veta.3. Qendra e parê Kulturore Shqiptare në Zvicer, do të ketë sallën e shtruar me parket e cila do të perdoret per ushtrime te ndryshme kulturore e sportive, per tubime e manifestime, per festa kombetare e familjare.4. Salla do ta ketë binën e madhe ku mund të vallëzohet dhe të ipen koncerte e shfaqje teatrale. Bina do të jetë e ngritur mbi dysheme sipas standardeve me hapsirat në prapaskene për veshje -përgaditje te artisteve si dhe hapsiren për vendosjen e paisjeve.5. Në hyrje Qendra do ta ketë hollin e pritjes me gjitha kushtet për pritje dhe taulete te mjaftueshme për meshkuj e femra.6. Parashihet që Qendra Kulturore ta ketë nje restoran me rreth 200 ulëse.7. Qendra Kulturore do ta kete një bibliotekë dhe nje sallë leximi me 50 ulëse me tavolina.
8. Qendra Kulturore do ta ketë një hapsirë muze ku do të ekspozohen eksponate me rëndësi të historise, të kultures e traditave kombëtare shqiptare.9. Qendra Kulturore do t`i ketë dy hapsira të paisura për kurse e seminare te ndryshme që do të organizohen në Qendrën Kultuore. Dy hapsira adekuate për kurse e seminare me nga 50 vende dhe një hapsire ku ligjëruesit do te mund t`i bëjnë përgaditjet dhe pauzat.10. Qendra Kulturore do ta ketë një zyre për nevoja të Kryesisë – menaxhmentit të Qendrës Kulturore.11. Qendra do ta ketë një punëtori ( dhomë) ku do të mbahen gjitha veglat e paisjet për mirembajtjen e Qendrës.12. Në kuader të Qendrës Kulturore do të funksionojë edhe nje shitore me produkte të prodhuesve shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Lugina e Preshevës, Mai i Zi si dhe prodhues te ndryshëm të diaspores shqiptare. Kjo hapsirë sikur edhe restorani do të jipen me qira.13. Qendra Kulturore do ta ketë një punonjës mirëmbajtes – shtëpiak ( Hauswart – Concierge)14. Qendra Kulturore do të ketë dhoma gjumi për musafirë të Qendrës.15. Ne oborron e Qendrës Kulturore duhet te ketë vend per parkim të rreth 100 makinave dhe hapsirë të mjaftueshme për levizje pa pengesa të njerëzve.16. Qendrat Kulturore Shqiptare në Zvicër do të mbajnë emra të heronjëve, dëshmorëve e figurave te dëshmuara nga historia e lavdishme e historisë dhe krijimtarisë shqiptare.
• Ky tekst i miratuar nga Kryesia e „FONDIT te QKSHZ“ ka shërbyer si tekst në baze te cilit është bërë projekt ideor i Qendres Kulturore.
PERSHKRIMI ARKITEKTONIK I PROJEKTIT
Nga arkitekt Florent Berisha
„Projekti Ideor i Qendrës së Parë Kulturore Shqiptare në Zvicër”
Ky projekt i pari i keti lloji është realizuar ne baze te tekstit te mesiperm dhe ne baze te sqarimeve plotesuese nga ana e kryetarit te „FONDIT të QKSHZ“ inxh. Ahmet Asanit. Faza e pare ajo e planifikimit dhe analizave per këtē objekt ka qenë sfiduese duke patur parasyshe rendesine e ketij objekti kulturor me rendesi kombetare! Misioni i keti objekti ishte nje motivacion per te ofruar zgjidhje sa me te qendrueshme, funksionale dhe estetike te objektit.
2. PERSHKRIMI I PARCELËS
Parcela ku eshte projektuar eshte nje teren i rrafshet, hapsira e shfrytzuar (projektuar) ne kete percele eshte 56 ari (5600 m2). Qasjet dhe çkyçjet per këmbësoret dhe veturat janë të perbera prej dy arterieve, nje per hyrje ne objekt dhe nje per dalje.Sipas konceptit hapsira eshte e ndare ne 2 zona1. Objekti , Sheshi (Shtatorja,Hapsira gjelbruese, lule, Shetirore)2. Trotuaret dhe parkingjet (rreth 100 parkingje)
3.PERSHKRIMI I OBJEKTITObjekti I Qendres Kulturore ka hyrjen kryesore ku mund te perceptohet leht nga volumetria dhe nuk krijon kunfuzion tek vizitoret ne qasjen e pare me objektin. Objekti permban edhe nje hyrje dytësore per zyrtaret, artistet, nxenesit, seminaristet, po ashtu edhe nje hyrje emergjente. Ky objekt numron hapsira te shumta te cilat janë te ndara sipas nderlidhjes dhe qasjeve me te lehta. Sa i perket fasades dhe formes arkitekturore jemi munduar te percjellim frymen moderne te arkitektures duke e dizajnuar nje fasade me ritem perserites me hapje te rregullta te cilat krijojne efekt te mire ne perceptimin vizel dhe njekohesisht ndriçim te mjaftueshem. Volumetria e objektit kryesisht eshte me forma te pasterta duke e reflektuar funksionin e saj edhe ne formë arkitekturore per te lexuar me leht karakterin e saje dhe per ti dhene nje identitet te vecante
PËRDHESA
Ne hyrje e kemi hollin i percjellur me recepcion dhe pjesen e garderobes. Si pjesë e hollit janë wc-të per femra dhe meshkuj.Perdhesa numron njeren nga hapsirat kryesore ku eshte edhe salla shumperdorimeshe e shtruar ne parket druri e percjellur me skenen dhe hapsirat veshtore e te makiazhit per artistet. Kapaciteti i salles eshte per 400 persona me tavolina dhe diku afer 1000 vende pa tavolina. Per shkak te qasjes me te lehtë dhe frekuentimit me te shpeshtë ne perdhesë eshte edhe restoranti me kuzhinë dhe me hapsirë te mjaftueshme per ahengje te ndryshme. Ne perdhesë eshte edhe nje lokal i cili mund te sherbej si lokal afarist ne fushen e funancave ose sigurimeve ose si dyqan ku mumd te shiten produkte te ndryshme
KATI -1-Permes hollit kryesor dhe hollit mbrapa ngjitemi ne katin e pare ku permes koridorit ne forme te shkronjes C jan te radhitura hapsirat te cilat gjithashtu kane mjaft frekuentim dhe kane aktivitete te ndryshme. Ne katin e parë jane planifikuar te jene zyret per kryesinë Qendre, hapsirë kjo qe ofron nje komoditet te mire te percjellur nga: Salla per mbledhje te kryesisë, arkiva, holli prites dhe WC. Si pjesë e aktiviteteve ne katin 1-re jane: Geleria per ekspozita te ndrysheme, Muzeu ku mund te vendosen artefakte te ndryshme , objekte dhe gjera te tjera traditcionale shqiptare ,salla e konferencave me 50 ulëse e cila do te sherbej per konferenca te ndryshme, seminare,ligjerata, promovime etj. Gjithashtu ne hapsirat e katit 1-rë jan planifikuar te jene edhe 5 dhoma, dy nga te cilat mund sherbejne si dhoma te fjetjes per musafiret dhe tri tjera si zyre qe mund te ipen me qira!
KATI -2-Ne katin e dyte eshte respektuar vija e levizjes se koridoreve duke organizuar kthina pergjate gjithe koridorit. Kati i dyte gjithashtu numron nje numer te madh te hapsirave per aktiviteteve te ndryshme te destinuara kryesisht per dashamiret e librit, lexuesit, nxensit dhe studentet. Si ide eshte planifikuar te jen tri klasa me nga 50 ulëse ku mund te mbahen kurse te ndryshme, seminare, etj. Në katin e dyte eshte vendosur bibloteka dhe salla e leximit, hapsira keto te cilat ofrojnë kushte te mira per te studiuar dhe per te punar ne grup. Gjithashtu ne katin e dyte eshte dhe nje hapsirë prej 190 m² ku mumd te mbahen kurse te vallzimit, aktrimit etj.
● Siperfaqja totale e objektit është 4200 m²
SIPERFAQET PERDHESA:Siperfaqe totale 1800 m²1. HOLLI ………… 256 m²2. SALLA ………… 500 m²3. SKENA ………… 109 m²4. VESHTORET PER ARTISTET DHE GJERAT E SKENES 270 m²5. RESTORANTI 420 m²6. LOKALI 50 m²7. HOLLI MBRAPA 75 m²8. WC M&F 60 m²
SIPERFAQET KATI -1- :Siperfaqe totale 1200 m²
1. Tri zyre nga 60m2 3×60 m²2. Salle per mbledhjeve 80 m²3. Salla e konferencave 100 m²4. Holli i pritjes 100 m²5. Arkivi 60 m²6. Galeria per ekspozita 100 m²7. Muzeu 100 m²8. WC F & M 60 m²9. Nyjet sanitare pastruesit 60 m²10. 5 dhoma gjumi 5×30 m²
SIPERFAQT KATI -2- :Siperfaqe totale 1200 m²
1. 3 klasë 3×100 m²2. Biblioteka dhe salla e leximit 200 m²3. Hapsira per ushtrime, vallezime etj 190 m²4. WC F & M 60 m²5. Nyjet sanitare 30 m²6. Dy zyre njera per ligjeruesit 1X 50 m² tjetra poashtu 1x50m2 qe mund te ipet me qira si zyre.