in

Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në SHBA

Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht mandatin si Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte nder për të që të shërbente si Ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar Çitaku.

 

Lini një Përgjigje

Haradinaj takoi Ulrika Richardsonin

Me burgjet plotë, Erdogani paraqet planin për të drejtat e njeriut