in

Vjosa Osmani priti shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog

Gjatë këtij takimi, z. Szunyog e uroi u.d. Presidenten Osmani edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike.

Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës. Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

U.d. Presidentja Osmani e falënderoi BE për rolin mbështetës të BE-së në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi që tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve. Ajo e siguroi z. Szunyog që orientimi zhvillimor do te jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësia, arsimi, mjedisi, si dhe digjitalizimi.

Lini një Përgjigje

Kapiteni i Policisë i përfshirë në fajde, dha 20 mijë euro, përfitoi mbi 17 mijë

Kurti së pari do drejtësi e punësim, pastaj bisedime me Serbinë