in

Klinika Infektive fillon dhënien e plazmës konvalescente pacientëve

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka dhënë lajmin e shumëpritur se Klinika Infektive në Prishtinë tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë.

“Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.

Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.

Jemi bërë shembull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë”, ka shkruar Zemaj.

Lini një Përgjigje

Bajram Gecaj- Albin Kurtit: njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenini

U vranë babai, djali dhe fqinji në një shpërthim të fuqishëm në Slloveni