in

QKSUK, shembull në ofrimin e përkujdesjes stomatologjike

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e saj diskutuan për kushtet, decentralizimin e përkujdesjes stomatologjike, në veçanti për kuadrin e ri dhe specializimet e reja.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës e fillova vizitën e punës ku takova drejtuesit e kësaj klinike dhe diskutuam për kushtet, decentralizimin e përkujdesjes stomatologjike, në veçanti për kuadrin e ri dhe specializimet e reja.

QKSUK edhe në kohë pandemie, ka ofruar shërbime në pajtim me detyrat dhe obligimet ligjore, duke u bërë shembull në ofrimin e përkujdesjes stomatologjike e nivelit terciar.

Në QKSKU, janë dhënë specializime si asnjë herë më parë, duke ju ofruar mjekëve të rinj, gjasa e mundësi për specializim.

Do theksuar se në Kirurgjinë Orale janë 83 specializant të rinj, Paradontologji dhe Mjekësi Orale 37 specializant të rinj, në Pedodonci 14, Sëmundje të Dhëmbit me Endodonci 29, në Ortodonci 86 dhe në Protetike Stomatologjike 53 specializant të rinj.

E përgëzova stafin drejtues të QKSUK, kuadrin profesional dhe kuadrin e ri të angazhuar brenda kësaj Qendre, duke cekur se vërtetë ndjehem krenar me ta. Suksese të mëtejme!,

Lini një Përgjigje

Zemaj takon specializantët e SHSKUK-së

AKK konfirmon se 3 zyrtarët ndërkombëtarë të KShC-së nuk e kishin deklaruar pasurinë