Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë të mërkurë, ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ky qytet në fakt është zgjedhur me shkas. Arsyen e tregoi vetë kandidati për president nga radhët e kësaj partie, Ramush Haradinaj që tha se idetë e Lidhjes së Prizrenit janë ende aktive për të.
Pikërisht në vendin ku filloi të vihet themeli i Kosovës, Haradinaj theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjes së presidentit më 14 shkurt. Ai tha se nëse nuk zgjidhet çështja e presidentit këto zgjedhje mund të jenë dështim.
“Nëse deri më 2025-ën nuk jemi antarësuar në OKB dhe nuk jemi tek dyert e NATO-s, atëherë t’i krijojmë qytetarëve mundësinë të vendosin për union me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.


