in

Shkollimi specialistik në dy klinika të SHSKUK-së në rrugë të mbarë

Në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42 sish.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

“Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42. Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture.

Shëndetësia jonë, nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta apo të paplota për shkak të opozitarizmit, ajo ka dije, personel dhe vullnet për ta bërë shëndetësinë të respektueshme, jo vetëm kur krahasohet me rajonin”, ka shkruar Zemaj.

Lini një Përgjigje

MSH i dorëzon IKSHPK-së 100 000 mijë teste PCR, SHSKUK-së 16 ventilatorë

Certifikohet lista e votuesve, 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e 2019-së