Talenti shqiptar i Kosovës, Elvis Rexhbecaj ka shënuar për skuadrën e Koln kundër Arminia Bielefeld.
Rexhbecaj ka shënuar golin e tretë për vendasit që momentalisht janë duke triumfuar me rezultat 3 – 1, transmeton lajmi.net.
Pas një aksioni të shpejtë, Skhiri asistoi për kosovarin që u tregua i saktë në përballjen një me një kundër portierit.