in

“Krenar që luaj në skuadrën e Maradonës”

Papu Gomez është zyrtarisht një lojtar i ri i Sevillas dhe do të jetë deri në vitin 2024. Pasi nënshkroi kontratën dhe i tha lamtumirë tifozëve të Atalantas, argjentinasi, pa dyshim goditja më e madh në merkaton e dimrit, u prezantua para tifozëve nga klubi i tij i ri: “Unë nuk e di nëse është fati, por kam biseduar me shumë djem që kanë luajtur këtu dhe të tjerë që kanë jetuar në këtë qytet dhe gjithmonë më kanë folur shumë mirë. Ky klub ka një histori të mrekullueshme me shumë argjentinas që kanë kaluar në këto anë. Pothuajse të gjithë kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetë radha ime të vazhdoj në këtë rrugë. Dhe atëherë është një krenari e madhe të veshësh të njëjtën fanellë që ka veshur Maradona ”.

“Ishte gjithçka paksa befasuese – shpjegoi Gomez para gazetarëve të pranishëm – Për mua është një aventurë e re, në një klub të shkëlqyer si Sevilla. Jeta në një vend tjetër ndryshon plotësisht, por unë jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Do të jetë një sfidë e madhe për mua ”. Gjithçka do të jetë e re, por ish-numri 10 zikaltër është i bindur se do të ambjentohet shpejt: “Unë duhet të adaptohem shpejt, edhe pse gjithmonë e kam parë futbollin spanjoll dhe di pak për të. Do të jetë një aventurë emocionuese, dua të arrij gjëra të rëndësishme me Sevilla dhe të përpiqem të bëj më të mirën për ta cuar klubin në sukseset të paarritura më parë”.

Lini një Përgjigje

“Ishte faji im nëse u eleminuam” Hoedt kërkon falje tifozëve dhe Lazios

Daily Mail: Festa ilegale e ditëlindjes së Rita Orës ishte shkelje e egër dhe famëkeqe e rregullave të izolimit