Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë, sot organizoi rivarrimin e Imzot Mark Sopit, me rastin e 15-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Eshtrat e tij që pushojnë në Kishën e Shën Ndout në Binçë, do të barten në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, aty ky tash është bërë rivarrimi simbolik i Imzot Pjetër Bogdanit dhe rivarrimi i eshtrave të Imzot Nikë Prelës vitin e kaluar. Për këtë ditë Dioqeza përgatiti një program për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme: Mesha e shenjtë në katedrale, kryesuar nga Imzot Dodë Gjergji.
Pastaj u mbajt akademia solemne e rivarrimit me pikat muzikore të Korit të Katedralës së Prizrenit.
Për figurën e Imzot Mark Sopit folën: Don Shan Zefi: “Jeta dhe vepra e e Imzot Mark Sopit”, Anton Kolë Berisha: “Dëshmi për Imzot Mark Sopin”, Don Lush Sopi: “Fjalim në emër të Familjes Sopi”.
Ndërkaq, fjalën përmbyllëse e mbajti Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i dioqezës Prizren-Prishtinë. Në fund ishte një pikë muzikore me Korin e Katedrales së Prizrenit.
U zhvillua edhe ceremonia e rivarrimit në Kripten e Katedralës.


