U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, bën me dije nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka vizituar Reçakun, ku para 22 vjetëve u krye një masakër ndaj 45 civilëve shqiptarë.
Postimi i plotë:
Sot u bënë 22- vjet nga Masakra e Reçakut, në të cilën u vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë. Masakra ndaj tyre u shndërrua në dëshminë më autentike të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë.
Kjo e vërtetë atëkohë me shpejtësi u shtri në të gjitha anët e globit.
Nuk duhet të ndalemi që këtë të vërtetë ta themi çdo ditë e kudo për ta dëshmuar se më 1999, ne bëmë luftë duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, teksa Serbia kreu gjenocid.
45 banorë të Reçakut që u vranë në këtë ditë do të jenë referencë e jona e përhershme e rrugës së zorshme të bërjes së lirisë dhe të shtetit.
Përkulemi para secilit nga këta emra ta pafajshëm, të cilët pësuan nga regjimi gjenocidal serb. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!


