Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë, të premten, më 15 janar 2021, organizon rivarrimin e Imzot Mark Sopi, me rastin e 15-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Eshtrat e tij që pushojnë në Kishën e Shën Ndout në Binçë, do të barten në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, aty ky tash është bërë rivarrimi simbolik i Imzot Pjetër Bogdanit dhe rivarrimi i eshtrave të Imzot Nikë Prelës vitin e kaluar. Për këtë ditë Dioqeza ka përgatitur një program për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme, të cilin e gjeni në vijim.
PROGRAMI
ORA 11:00 – MESHA E SHENJTË NË KATEDRALEe kryesuar nga Imzot Dodë Gjergji
ORA 12:00 – AKADEMIA SOLEMNE E RIVARRIMITPikë muzikore: Kori i Katedrales PrizrenitDon Shan Zefi: Jeta dhe vepra e Imzot Mark SopitAnton Kolë Berisha: Dëshmi për Imzot Mark SopinDon Lush Sopi: Fjalim në emër të Familjes SopiFjala përmbyllëse: Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-PrishtinëPikë muzikore: Kori i Katedrales së Prizrenit
Ceremonia e rivarrimit në Kriptën e Katedrales
Ora 13:00 – Koktej në Agorà


