in

Lajçak del kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalë haptas kundër marrëveshjes për normalizimin ekonomik që e kanë bërë Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Lajçak tha se asnjëra nga palët nuk fiton asgjë nga ky dokument, që sipas tij nuk është as ligjërisht obligativ dhe mbetet vetëm në dëshirën e palëve për t’u implementuar, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj diplomati sllovak, ka thënë se BE pret që nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të del një Qeveri e fortë e cila do të merret fort edhe me çështjen e dialogut duke përmbushur të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet paraprake.

Në debatin e organizuar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Washington Emily Haber, Lajçak është pyetur nga diplomatja gjermane se si do të bëhet me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, që do duhet të ketë njohje reciproke.

Lajçak u tregua diplomatik duke thënë se ujdia duhet të jetë ligjërisht obliguese pa përmendur njohjen dhe se sipas tij pa një dokument të tillë Kosova e Serbia le ta harrojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lajçak ka sqaruar se në funksion të implementimit të marrëveshjeve duhet ndryshim i ligjeve dhe se këto marrëveshje në fund të fundit duhet të votohen në Kuvendin e Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë aspekt mund të ketë edhe referendum.

Lini një Përgjigje

Habilajt nuk iu vendos byzylyku elektronik gjatë arrestit në shtëpi

Sami Kurteshi dhe Alim Rama nga VV i ranë pishman për votën në KQZ