Numri i aksidenteve në vendin tonë si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes vazhdon të jetë shqetësues.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Arllat – Malishevë.
Pesë vetura janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka edhe të vdekur.
Ndërsa një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën Pejë-Rozhajë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se ka edhe të lënduar, derisa dy janë në gjendje të rëndë.
Në vendin ku ka ndodhur ky aksident shihen edhe njësitet e policisë së Kosovës./IndeksOnline/