Një vrasje e katërfishtë, që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Pozharan, të Komunës së Vitisë, ka tronditur opinionin shqiptar. Dyshohet se një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e vet.
Sipas informatave fillestare që i dhanë organet e sigurisë, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka bërë vetëvrasje.


