in

Hoxhaj: Kosova është me fat që ka miq si Kancelarja Merkel dhe Gjermania

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.

Hoxhaj thotë se me të ka biseduar për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

Postimi i Hoxhajt:

Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.

Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së.

Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm.

Kosova është me fat që ka miq si Kancelarja Merkel dhe Gjermania.

Lini një Përgjigje

Kandidati për kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot e rrjetet sociale

Haziri komenton tri figura të LDK-së për kryeministër