in

Besëtytnitë e mia

Shkruan: Dush Gashi

Mos e përmend dreqin, kanë thënë të moçmit. Nuk di naj teori ma të mirë se këtë se nëse e përmend shpesh familjarizohesh me të, më nuk është dreqi krejt dreq.

Në këtë kuptim, i kam bestytnitë e mia, të cilave u përmbahem bukur me rigorozitet. Për shembull, nuk i përmendi pa naj shkak të vërtetë disa nga emrat e do tipave vërtet negativë të skenës sonë publike, të cilët përndryshe përmenden shpesh. Kështu dreqnit bëhen më pak dreqër.

Nuk i quaj njerëzit me nofka! Lëre më një kategori të tërë njerëzish! Asnjëherë nuk e kam thënë fjalën e vjetër për mërgimtarët, asnjëherë të vetme. Këtë të renë e kam përdorë vetëm njëherë, i kam thënë Liri Loshit në mahi edhe ti qenke i tillë! Besoj se do të jetë e para dhe e fundit!

Edhe e kundërta, memzi jam mësuar me vlerësimin “i madh je”, që e përmendin shpesh këtë kohë. Në fillim pata menduar se është ironi, por jo, njerëzit po e thoshin përnjëmend! Kjo do të thotë ta devalvosh madhështinë njerëzore! Kur janë të gjithë të mëdhenj edhe s’ka të mëdhenj!

Por, ajo ekziston! Nëse jo ndër ata që sot e quajnë veten elitë, ekziston ndër njerëzit e thjeshtë, anonimë. “Njërëzinë e ruajnë njerëzit e rëndomtë”, ka thënë Ernesto Sabato.

Dhe jam gëzuar kur e kam lexuar, sepse është e vërtetë: gjej kahmos njerëz vërtet të mëdhenj, sapo dal pak jashtë Prishtine!

Dhe ma ngrohin zemrën!

Lini një Përgjigje

Lajçak: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa u diskutuar edhe statusi

PU e Brigadës 141 “Mehë Uka” gjatë luftës, me tabela të posaçme në automjetet e tyre