in

Maqedoni, 25 viktima dhe 613 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar.

Lini një Përgjigje

14 viktima dhe 788 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Vasfi Samim Visoka – Krijues dhe atdhetar i flaktë