Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në Zubin-Potok, disa qytetarë i kanë penguar zyrtarët policorë derisa ishin në ndjekje të një kamioni i cili dyshohet kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi-Kosovë
Për të penguar punën e zyrtarëve policorë, një person tjetër i dyshuar, i panjohur, me veturën e tij, e ka goditur veturën zyrtare të PK-së.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as të arrestuar. Rasti është duke u hetuar nga organet policore.


