in

Vaksinohet pacientja e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar filluan përdorimin e dozave të para të një vaksine të testuar gjerësisht kundër COVID-19, duke hapur një program global të imunizimit, që pritet të marrë vrull pasi më shumë serume të marrin miratimin.

Pacientja e parë është Margaret Keenan, e cila javën që vjen mbushë 91 vjet.

 Ish-punonjësja e një dyqani të argjendarive, u vaksinua në Spitalin Universitar Coventry në mëngjesin e së martës, ndërsa mbante maskë dhe kishte veshur një bluzë me motive krishtlindjesh të zbukuruar me një pinguin me kapelën e babadimrit dhe shall të kuq.

Britania e Madhe filloi procesin pasi që rregullatorët britanikë më 2 dhjetor autorizuan për përdorim emergjent vaksinën e prodhuesit amerikan të ilaçeve Pfizer dhe BioNTech të Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Turqia arreston rreth 200 persona të dyshuar për lidhje me Gulenin

Hoti: Turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer krimet