in

Të premten mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit

Pas shumë muajsh debatesh shpeshherë edhe të acaruara, dhe mungesë kuorumi për të marrë vendimin e shumëpritur për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, të cilin e presin shumë persona që kanë mbetur pa punë, dhe biznese që janë buzë falimentimit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ditën e premte për votimin e këtij Projektligjit, me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa kërkesën për mbajtjen e saj e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ndërkaq Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, e cila edhe është iniciuese e kësaj mbledhjeje, sot në një konferencë për media, ka treguar për pikat që PDK-ja do t’i fusë në këtë projektligj, që përfshin pagesa nga 300 euro për ata që i kanë humbur vendet e punës, fond 200 milionë euro si ndihmë për bizneset, rimbursime në paratë që nxirren nga Trusti e heqje të TVSH-së për disa produkte.

Lini një Përgjigje

Komisioni për Buxhet dhe Transfere mbajti mbledhjen e radhës

Mashtrimi i madh me pronat e Kosovës në Mal të Zi