Supa tuke “Bizim” në Kosovë shitët me mbishkrimin serbisht. Pastaj për fundi ka një përkthim të keq shqip. Shihe dhe krahasojeni.
Dikush u përpoq t’i arsyetoj se supën e kanë bërë për Serbi, por ka ardhur gabimisht në Kosovë. Në Serbi nuk do ta lejonin supën turke as të futet në kufi me mbishkrim shqip.
Kështu turku ta shet supën me mbishkrim serbisht, e ne si dele e blejmë, ndërsa njëkohësisht ta bënë gjuhën serbe gjuhë të parë jo pa qëllim.
Edhe në Kosovë me ligj ndalohet që supa turke të shitet me mbishkrim serbisht, por doganierët dhe inspektorët i kanë mbyllur sytë. Apo turku i shkathët i ka shkel doganierin e inspektorin me bakllava?