in

Osmani: Beteja për shtet të së drejtës është më e vështira

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së postit të presidentit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, sot ka kujtuar Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn. Ata ishin vrarë në një pritë në rrugën Deçan-Pejë, më 24 nëntor 2003. Sebahati dhe Isufi kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së.  

Ky është postimi i plotë i znj. Osmani:

Beteja për shtet të së drejtës është beteja më e vështirë. Ajo bëhet veçanërisht e vështirë kur goditen garantuesit e saj, policët, sepse kështu përcillet mesazhi i pafuqisë së shtetit për t’i garantuar liritë qytetare e veprimin efikas të institucioneve.

Vrasja e Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt këtu e 17 vjet më parë është njëra ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës, por e cila nuk e frenoi dot ëndrrën tonë për shtet, së pari, dhe për shtet të së drejtës, së dyti. Dhe nuk do të frenojë asnjëherë kërkesën për drejtësi për Sebahaten e Isufin.

Guximi dhe vendosmëria e tyre qëndrojnë në themelet e ëndrrës sonë për shtet ligjor dhe shembulli që duhet ndjekur se si duhet atdheu.

I përjetshëm kujtimi për ta!

Lini një Përgjigje

Për Bidenin, edhe Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e tij

Medalje për qenin që luftoi kundër Al-Kaidës