in

90- VJETORI I KRIMIT TË URISË SË MADHE (“Holomodor”) TË STALINIT MBI UKRAINASIT

Muhamedin Kullashi 

Në vitet 30 ukrainasit u rebeluan kundër shtetit sovjetik dhe politikës së nacionalizimit të pronave të fshatarësisë e njëherit shtruan kërkesa politike që lidhen me të drejtat e popullit ukrainas. Studiuesit ukrainas kan vër në pah se në letrat e Stalinit diktohet mëllefi kundër formave të ndryshme të rezistencës që bënin ukrainasit kundër shtetit sovjetik.Për këtë arsye ai organizoi në vitet 1932-1933 konfiskimin e drithërave të Ukrainës dhe« Holomodor »-in : urinë artificiale e vdekjeprurëse për miliona ukrainas ; këtë operacion Stalini  e ndërmorri me qëllim që  të ndëshkoj rrezistencat e tyre.  

Rrezistenca e sotme e ukrainasëve frymëzohet edhe me këtë kujtesë të terrorit stalinian mbi ta.Një zyrtar i Partisë komuniste të Francës nga Lioni, e bëri një  udhëtim në Ukrainë në vitin 1933 dhe kur u kthye në Francë përhapi “lajmin e mirë”, në fakt gënjeshtrën, se atje kishte pare hambarë përplotë me grurë e në anën tjetër se nuk kishte parë viktima të urisë.

Në mënyrë të ngjashme majtisti “antiimperialist”  francez  Régis Debray ne muajin maj 1999 e botoi në të përditshmen “Le Monde” artikullin me titull “Letër e një udhëtari presidentit të Republikës” në të cilin ai u orvat t’i mohoj krimet masive të ushtrisë serbe mbi shqiptarët e Kosovës.Mohimi i këtyre krimeve nga qarqet proserbe dhe majtiste “antiimperialiste” në Francë shoqërohej me protesta masive kundër intervenimit të NATO-s, ndryshe nga përkrahja e fuqishme e një pjese të konsiderueshme të intelektualëve dhe shoqërisë franceze, që gjatë viteve kërkuan ndëshkimin politik e ushtarak të Sërbisë.

Dhe ndryshe nga Presidentit Chirac i cili mori vendimin që Franca t’i bashkohet NATO-s nê bombardimin e Sêrbisë, tê ushtrisë sêrbe dhe caqeve të rêndêsishme strategjike.

(Autori ishte ambasador i Republikës së Kosovës në Francë dhe profesor në Paris).  

Lini një Përgjigje

Scholz: Rusia po përdor urinë si armë, ashtu si BRSS 90 vite më parë

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë