Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se 11 persona humbën jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit,.
Vendi shënoi gjithashtu një rekord të ri infektimesh, me 786 persona ditën e fundit, që e çoi numrin total të infektimeve në rreth 30 mijë, ku 657 qytetarë kanë humbur jetën.
Ndërkohë janë shëruar 349 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.
Viktimat janë një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Qyteti më i prekur me më shumë se 50% të rasteve është Tirana pasi numëron 7 671 raste aktive. Më pas vjen Fieri dhe Durrës me pak më shumë se sa 1 100 raste secili.