Në një aksident trafiku, që ndodhi të hënën, rreth orës 12:00, në fshatin Dollc të Klinës, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Prej tyre, katër nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa ata me lëndime të lehta janë dërguar në QKMF të Klinës.
Për këtë aksident trafiku është prononcuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi.