in

646 të shëruar, 202 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë testuar gjithsej 2.810 mostra, prej të cilave rezultojnë 202 raste pozitive. Ndërsa janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Për tre vjet, 40 milionë euro humbje të energjisë në veri

Zëdhënësi i kancelares gjermane: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm