in

61-vjeçari që vdiq në një motel në Gjakovë ishte zyrtar i MBB-së

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen e një 61-vjeçari në një motel në Gjakovë. Ai ishte së bashku me një të re 21-vjeçare.

“Mosha e tij është 61-vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeçe. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Graishta ka shtuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, dhe se rasti është duke u hetuar. Ndërkohë, 61-vjeçari ishte shtetasi me inicialet Gj.B., punëtor i Qendrës për pajisje me dokumente në Komunën e Gjakovës.

Lini një Përgjigje

Rama publikon fotografinë e Rugovës dhe Thaçit: “Liria ka emër”

Bill Gates: 5 muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të zymtë