in

6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton nëpërmjet një komunikate se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë testuar gjithsej 2.813 mostra, prej të cilave rezultojnë 587 raste pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi  nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç). 

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.

Lini një Përgjigje

Hoti: Janë ndarë 400 mijë euro për rreth 30 biznese të udhëhequra nga gratë

MASh ndan çmimin vjetor “Shaban Jashari”