in

5 raste të vdekjes dhe 353 pozitivë me COVID-19 në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive, ndërsa janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. 

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lini një Përgjigje

Kështjella dardane shumë shtresore e Gërqinës së Gjakovës

Këngët djaloshare të Jusuf Gërvallës