in

5 humbje jete dhe 382 raste të reja me COVID-19

Sipas një komunikate të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.003 mostra, prej të cilave rezultojnë 382 raste pozitive. Ndërsa, janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste.

Lini një Përgjigje

Presidenti i Çadit, Idriss Déby, ka vdekur dje nga plagët që mori në përplasjet me rebelët

Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog