in

4 viktima dhe 368 raste me COVID-19

Coronavirus virus outbreak and coronaviruses influenza background as dangerous flu strain cases as a pandemic medical health risk concept with disease cells as a 3D render

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.843 mostra, prej të cilave rezultojnë 368 raste pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 4 raste të vdekjes nga koronavirusi nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç). 

Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

 

Lini një Përgjigje

Iraniania u var sipas sheriatit

U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine BUTEL