in

21 VEZIRËT E MËDHENJË SERB TË PERANDORISË OSMANE – ISLAMOSLLAVE

SHKRUAR NGA ARBER GASHI

Titulli i Vezirit të Madh në Perandorinë Osmane – Islamosllave përfaqësonte figurën e dytë më të fuqishme politike në hierarki, që i përgjigjej ekskluzivisht Sulltanit. Në shumë raste, veçanërisht në kohët e fushatave të mëdha ushtarake ose të sundimtarëve “të dobët”, vezirët e mëdhenj ishin sunduesit de facto të perandorisë.

Historia i njeh së paku njëzet e një vezirë të mëdhenj të cilët fillimisht ishin serbë. Këtu më duhet të tërheq vëmendjen në dy pika të rëndësishme.

E para, disa prej vezirëve të mëdhenjë serb, si p.sh. Mehmed Pashë Sokolloviqi dhe Mahmud Pashë Angjelloviqi, kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar popullin e tyre.

E dyta, perandoria islamosllave – osmane numëronte “të paktën njëzet e një vezir”, sepse ka disa prej tyre që dihet se kanë qenë me origjinë të krishterë, por nuk është e shënuar saktë nëse kanë qenë serbë, grekë apo shqiptarë.

Kur i përmendim shqiptarët, ata janë i vetmi komb që i dhanë Perandorisë Osmane – Islamosllave disa vezirë më shumë se serbët, rreth 30, por nuk ka gjasa që edhe ata të kenë qenë të gjithë shqiptarë, sepse vendit të tyre nuk i kanë bërë kurrfarë shërbimi.

Vezirët me prejardhje serbe:

Mahmud Pashë Angjeloviq (1456-1468; 1472-1474)Ahmed Pashë Hercegoviq (1497-1498; 1503-1506; 1511-1511; 1512-1514; 1515-1516)Hadim Ali Pasha (1501-1503)Sinan Pashë Boroviniq (1515-1517)Semiz Ali Pasha (1561-1565)Mehmed Pashë Sokoloviq (1565-1579)Lala Mustafa Pasha (1580-1580)Hadim Mesih Pasha (1585-1586)Ibrahim Pasha Damad (1596-1596; 1596-1597; 1599-1601)Javuz Ali Pasha (1603-1604)Lala Mehmed Pashë Sokoloviq (1604-1606)Dervish Mehmed Pasha (1606-1606)Kara Davut Pasha (1622-1622)Ekrem Husref Pasha (1628-1631)Rexhep Pashë Topalloviq (1632-1632)Salih Pashë Nevesinjac (1645-1647)Kara Musa Pasha (1647-1647)Sari Sulejman Pasha (1685-1687)Mustafa Pashë Daltaban (1702-1703)Ibrahim Pashë Kabakulak (1731-1731)Damat Ferid Pasha (1919-1919; 1920-1920)

Një informacion interesant dhe me vlerë në këtë listë

Serbët, që kishin bërë emër si udhëheqësit më fanatik të luftës, fillojnë të ngrihen në nivelin e vezirëve menjëherë pas pushtimit të Konstantinopolit (1453), atëherë edhe kur fillon ngritja e Perandorisë Osmane – Islamosllave, dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë në intervale ciklike për 250 vitet e ardhshme, deri në disfatën e ushtrisë islamosllave në Vjenë ( 1683), disfatë e cila konsiderohet si fillimi i periudhës së fundit të ekzistencës së perandorisë osmane-islamosllave. Të gjithë vezirët e mëdhenj, të periudhës së mëvonshme do të jenë, me disa përjashtime t’vogla, turq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shpëtimtarët e Dardanisë

TË BËHESH TURK QENKA MIRË, TË BËHESH GREK, SERB, APO ITALIAN QENKA MËKAT!