in

18 të vdekur dhe 801 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 të vdekur dhe 801 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 41.302 dhe numri i të vdekurve në 870, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, në ditën e fundit janë shëruar 490 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 20.974, ndërkohë numri i rasteve aktive është 19.458.

Në spitalet në Tiranë vazhdon trajtimi për qindra pacientë të prekur nga COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 199.326 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat sot, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 100 mijë teste të shpejta dhe sipas saj do të fillojnë të aplikohen duke filluar që nga data 7 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Në Kizhevak ka filluar zhvarrimi i mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë

Shqipëria dhe Kosova fond të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi