in

16 nxënës me COVID-19, mbyllet një shkollë në kryeqytet

Shkolla fillore, e mesme e ulët “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë do të mbyllet nga dita e hënë.

Rastet që janë paraqitur me COVID-19 në këtë shkollë kanë bërë që të merret ky vendim, shkruan Klankosova.

 Janë 16 nxënës dhe katër mësimdhënës që janë të infektuar, prandaj me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ky institucion kalon për dy javë të plota me mësim nga skenari A në skenarin C. 

 Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.

Lini një Përgjigje

Hoti nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit me ShBA-në

OBSH, e shqetësuar me rritjen e rasteve të COVID-19