in

14 humbje jete dhe 701 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 737 pacientë, janë konfirmuar 701 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 14 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.557 mostra të marra, prej të cilave rezultojnë 701 raste pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.

Lini një Përgjigje

Pse Mimoza Kusari nuk i reagoi racizmit të Shefqet Krasniqit

Osmani takoi Ministrin e Mbrojtjes, Mehaj, dhe Komandantin e FSK-së, Rama