in

14 humbje jete dhe 277 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton nëpërmjet një komunikate se, në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.047 mostra, prej të cilave rezultojnë 277 raste pozitive. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 14 raste të vdekjes nga koronavirusi nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë.

Lini një Përgjigje

Hoxhallarët: "Katoliku është shtatë herë më i keq se shkau (serbi)!

Kurti i kërkoi shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë ta njohin Kosovën