in

130,000 hetime në 6 vitet e fundit për "fyerje" ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan

Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë të Ankarasë tregojnë se midis vitit 2014 dhe 2019 personat nën hetim ishin 128,872, nga të cilët 27,717 u akuzuan më vonë dhe 9,556 u dënuan.

Këtu përfshihen politikanë, gazetarë, shkrimtarë dhe shumë qytetarë të zakonshëm, përfshirë 903 të mitur mes moshës 12 dhe 17 vjeç. Shifrat e lëshuara nga ministria shoqërohen me raportin e disa rasteve specifike, të raportuara nga media lokale.

    Midis këtyre, dënimi ndaj një 14-vjeçari për një postim në Instagram u konsiderua “ofendues” dhe u raportua autoriteteve nga një prej ndjekësve të tij. Në vitin 2018, adoleshenti u dënua me një dënim me 5 muaj dhe 25 ditë burg. Dënimi më pas u shndërrua në gjobë prej 3,500 lira turke (rreth 400 euro). Sipas avokatit të tij, Okan Can Ozbalcik, ai pësoi “dëm psikologjik” të lidhur me frikën e përfundimit në burg. (Ansa)

Lini një Përgjigje

Armin Laschet: Ai mund të punojë me të gjithë

Humori që të trishton me mosdurimin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve katolikë