Pas tri sulmeve brutale ndaj grave, gjykata e rrethit Dortmund dënoi një shqiptar nga Kosova, Hysen T., me dymbëdhjetë vjet burg.
I pandehuri Hysen T., 33 vjeçar e pranoi i qetë vendimin e trupit gjykues.
Në dhjetor 2019, shqiptari nga Kosova ndoqi dy gra gjatë natës, i çoi në shtëpi dhe më pas i sulmoi ato brutalisht, transmeton Indeksonline.
Njëra nga viktimat pësoi dëmtime dhe thyerje të eshtrave në fytyrë nga goditjet e mëdha.
Mjeku i urgjencës, i cili ishte i pari që arriti në vendin e ngjarjes, iu desh të luftonte me lotët ndërsa dha dëshmi në gjykatë.
Përveç kësaj akuze, policia e njoftoi gjykatën se Hysen T. kishte bërë edhe një krim tjetër në vitin 2016.