in

1.168 persona të infektuar me koronavirus, 18 të vdekur në RMV

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut të shtunën ka njoftuar se në 24 orët e fundit 18 persona kanë vdekur nga COVID-19, 1.168 të tjerë të infektuar dhe 692 të shëruar. Të dhënat i referohen 3.353 testeve të kryera në të gjithë laboratorët publikë e privatë.

Sipas raportit, numri më i madh i viktimave është në Shkup, gjithsej pesë të vdekur; katër në Kavadar nga dy në Kumanovë dhe Manastir, nga një në Tetovë, Shtip, Ohër, Strumivë, Sveti Nikollë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.281, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Shkupi është në krye të qyteteve me numrin më të madh të të infektuarve. Të shtunën janë regjistruar 513 raste të reja.

Në Klinikën Infektive në Shkup dhe qendra tjera shëndetësore janë të shtruar 563 persona.

Në Maqedoninë e Veriut me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 46.026 persona, prej tyre 26.981 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 17.800 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërkohë ka paralajmëruar rritjen e numrit të testeve pas reagimeve në opinion për mungesë të tyre dhe pritjeve të gjata për t’u testuar.

Lini një Përgjigje

7 të vdekur dhe 532 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Si dukej Adriana Matoshi kur nuk ishte e famshme