Zymi i ka 20 shtëpi katolike me rreth 500 besimtarë. Në Has – Zym është kisha e Ngritjes së Marisë në Qiell, e cila nuk i ka gjërat liturgjike, sepse më herët, për fat të keq të popullit i kanë plaçkitur turqit. Pas vdekjes së don Prend Kolës, në Has nuk ka meshtar. Këtu duhet të vjen Pjetër Karagiqi, nxënës i Loretos. Kisha e Zymit është larg gjysëm ore ecje këmbë nga Shigjeqi (Scigeci) ku këtu jetojnë 5 familje katolike.
Kisha është e ndërtuar me gurë dhe e mbuluar me rrasa guri. Nuk ka gjëra liturgjike përveç një meshore, një kelku me patenë dhe mesharit, të cilin e ka dërguar Kongregata.Kjo famulli i kishte disa vreshta rrushi dhe disa livadhe, por i kanë uzurpuar turqit. Që nga koha që ata janë në pushtet, kisha nuk ka mundur ti kthejë në pronë të vetën. Që nga vdekja e don Prend Kolës, kjo famulli nuk ka priftin e vet, por këtu në Has, kohë pas kohe vinte don Gërgur Mazrreku, famullitar i Prizrenit.
Tash në Has vjen don Lukë Kabashi, misionar në Gjakovë.Shigjeçi, kështu quhej në atë kohë Karashëngjergji i sotëm.Pas këtij viti (1670) këtë vendbanim e gjejmë me emrin e ri Bytyç (Butuci).Kjo për shkak të emrit të banorëve të rinj të ardhur nga Bytyçi.Fshati do të quhet Bytyç deri me ardhjen e komunizmit, ku i ndërrojne emrin, jo si e kishte Shigjeç, pra në nder të shën Gjergjit, por pa ndonjë logjikë, Karashëngjergj.