in

​LDK-ja: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, të mbajtur sot, pas zhvillimeve dramatike, me ngritjen e aktakuzave ndaj Thaçit, Veselit, dhe dorëheqjeve të tyre, si dhe Selimit, vlerëson se pas zhvillimeve të fundit rreth Speciales, vendi ynë po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveçse duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale.

Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se LDK-ja po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e sotëm të dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.

 Andaj LDK-ja është e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, njëkohësisht apelon që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.

Lini një Përgjigje

Gjashtë të vdekur dhe 661 raste të reja me COVID-19

Vjosa Osmani: Serbia ka bërë krime në Kosovë