in

​​​​Zbulohet përkrenarja e rrallë ilire në Kroaci

Një grup arkeologësh në Kroaci duke eksploruar ne një shpellë të lashtë kanë zbuluar një varr luftëtari që përmban një përkrenare bronzi jashtëzakonisht të rrallë ilire. Vendi ku u zbulua përkrenarja quhet Zakotarac dhe ndodhet në Gadishullin Peljeshac të Dalmacisë jugore. Varri shpellor i luftëtarit daton në shekullin IV para Krishtit.                    

Picture

Përveç përkrenares arkeologët që hulumtuan varrin antik në Kroaci zbuluan gjithashtu armës hekuri, të përbëra nga shtiza dhe thika, mbetjet mortore të një gruaje e të një burri, byzylykë bronzi, 15 fibula bronzi dhe argjendi, 12 gjilpëra bronzi, sikurse edhe gjerdanë nga disa qindra rruaza qelibari e qelqi. Në të njëjtën zonë arkeologët kanë identifikuar shumë site të tjera arkeologjike , të cilat nuk njiheshin më parë.

Varri i antikitetit u zbulua gjatë restaurimit të një tume. Përmasat e tij janë 3 x 2 metra. Mbetjet skeletore u gjetën në një gjendje mjaft të dobët sipas studiuesve. Varri daton para ngulimit të kolonisë Korkyra ( Korçula), e cila u themelua në fund të shek. IV apo në fillim të shek. III para Krishtit. Profesor Potrebica thotë se përkrenarja e gjetur ilire është jashtëzakonisht më vlerë  dhe i përket një koleksioni prej njëqind e pesëdhjetë e dy ekzemplarësh të gjetur në Evropë. Culture Info (e plotësuar)                                                                                          

Picture

Lini një Përgjigje

Ministri ksenofob serb sërish e përdor termin pezhorativ “shiptari”

Digjet selia e PS në Shkodër, Voltana Ademi denoncon në Prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit