in

Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

Vela përmes një cicërrime në Twitter ka thënë se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese.

“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese me pretendime të pabaza, të cilat vetëm rrisin tensionet ndërmjet vendeve tona. #Kosova ka një histori të dëshmuar prej shekujsh të harmonisë ndërfetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore / fetare”, ka shkruar Vela në Twitter.

Lini një Përgjigje

Shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës në Shqipëri

Origjinaliteti i protestës në një restorant të Prishtinës bëhet lajm në gjithë botën