in

Znj. Donika Gërvalla mori detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, të martën, pranoi detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.  Pasi u njoh me strukturën aktuale, znj. Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe pune ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës.“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diaspores, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ndër të tjera drejtuesja e re e diplomacisë kosovare. 

Lini një Përgjigje

Islamistët vranë katër nga 10 gazetarët e një stacioni televiziv

Miratohet Plani vjetor i punës së Komisionit për Administrimin e Prokurorive