in

Zjarrfikësit duan paga më të larta

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti: vendosën që t’u ndajë paga shtesë mësimdhënësve.

Zjarrfikësit e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave kanë theksuar se zjarrfikësit edhe sot u diskriminuan dhe u anashkaluan sa i përket mjeteve buxhetore shtesë.

“Zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale vite me radhë dhe askush nuk interesohet qe kjo gjendje qe te tejkalohet”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej zjarrfikësit kanë kërkuar një takim urgjent me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, duke thënë se nëse nuk pranojnë përgjigjeje deri me datën. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do të organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës.

“Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën për të realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.

Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur “Heronj”

Lini një Përgjigje

Qeveria do të ndaj paga shtesë edhe për arsimtarët

Garda nacionale e Iowa-së i vlerëson lartë ushtarët e Kosovës