Një zjarr në një fabrikë në qytetin kinez Anyang në provincën Henan ka vrarë 38 persona, raportoi të martën media shtetërore People’s Daily.
Zjarri filloi në orën 16:22 me orën lokale (08:22 GMT) të hënën në Kaixinda Trading në lagjen “high-tech” të qytetit dhe u shua plotësisht rreth orës 23:00, sipas njoftimit të qeverisë lokale.
Në njoftim thuhej gjithashtu se policia kishte arrestuar një të dyshuar.
Dy persona të tjerë janë dërguar në spital për lëndime të lehta.