in

Zjarr në Livadhja të Sarandës, digjen 5 dynym me ullinj dhe kullota

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Livadhja në Sarandë, si pasojë e një shkëndijë elektrike që është shkaktuar nga kabina elektrike.

Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë një parcelë me ullinj dhe kullota. Ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve, policisë dhe banorëve të zonës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga përhapja e zjarrit janë dëmtuar rreth 5 dynym me shkurre dhe ullinj 5-6 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Rrëshqitje dheu në Gjeorgji, të paktën 16 të vdekur

Kanabis – Rilindja me perspektivë kultivimi edhe në ushtri!