in

Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Pas disa orësh, rihapet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në aksin Qafë Murriz-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Policia njofton se qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht teksa nuk ka më bllokime.

Njoftimi i policisë:

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Lini një Përgjigje

Diplomatët amerikanë dhe evropianë shtojnë trysninë për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

Dëbora, disa makina të bllokuara në Malin e Tomorrit