in

`Zemër n`dorë`, Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024

(E plotësuar, ora 00:46) Besa Kokëdhima është shpallur fituese e edicionit të 62-të Festivalit të Këngës në RTSH. Me këngën “Zemrën n`dorë` do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song që në 2024 do të mbahet në Malmo të Suedisë.

“Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima.

Ndryshe çmimi i parë e fitoi Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”, çmimi i dytë e fitoi Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr” dhe çmimi i tretë e fitoi Shpat Deda me këngën ‘S’mund t’fitoj pa ty’.

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën “Çmendur”. Mes emocionesh ai u shpreh pas ngritjes së kupës së Festivalit se ndjehet shumë i vlerësuar nga çmimi. 

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri.

Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”. Pas marrjes së çmimit Gjoci deklaroi se ndihej shumë i emocionuar.

“Faleminderit shumë. Kemi qenë një grup që e kemi bërë këngën me shumë dashuri”, u shpreh Gjoci.

Ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Ai shprehu shumë falenderim për vlerësimin që i dha juria.

“Jam i emocionuar. Falenderoj edhe Orkestrën e RTSH-së, si dhe audiencën time që më ka ndjekur ndër vite”, tha Deda

Në Festivalin e RTSh-së performoi fituesi i Festivalit të Këngës në RTK

Lini një Përgjigje

Rusia paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara

“Wall Street Journal”: Krahu i djathtë i Putinit organizoi vrasjen e Prigozhin